• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho: Nga Spanja dua vetëm një lojtar për Shqipërinë

29/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sylvinho është gati. Në një intervistë për Marca, trajneri brazilian i Shqipërisë theksoi se këto gjashtë muaj, ai dhe stafi i tij i ngushtë do të punojnë si të çmendur për të bërë një paraqitje dinjitoze në Europian, aty ku Shqipëria është shortuar në Grupin B së bashku me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Ndër të tjera, Sylvinho tregon edhe pak nga rrugëtimi i tij me kuqezinjtë, jeta në Tiranë ndërsa zbulon se nga Spanja do të merrte Rodrin.

-Si përfundoi Sylvinho në Shqipëri?

“Ndodhi gjatë një darken ë Milano, e kuptova se bëhej fjalë për një ofertë të mirë në të gjitha termat.

Më pas udhëtova në Tiranë dhe më pëlqeu.

Filluam të punonim si të çmendur, aq shumë sa vetëm para pak kohësh zbulova bukurinë e papërshkrueshme të jugut.

Nuk do ta kisha imagjinuar që do të punoja në Shqipëri, por bota e futbollit i ka këto. Ka raste kur firmos një kontratë pesëvjeçare dhe largohesh që në vitin e parë, e po ashtu ka raste kur firmos për një vit dhe qëndron për shumë vite”.

-Çfarë dije për futbollin shqiptar para se të punoje atje, apo edhe për gjuhën shqipe?

“Për futbollin dija shumë pak, por shpejt kuptova se projekti ishte i duhuri. Mbërrita në Tiranë dhe pashë se gjithçka ishte gati, strukturat ishin perfekt. Pastaj shumë lojtarë të kombëtares janë pjesë e Serie A apo e ligave më të rëndësishme në Europë. Pse të mos e pranoja ofertën?! Nuk kishte arsye për të thënë jo.

Sa i përket gjuhës shqipe ajo është shumë e vështirë, por nuk është se na duhet një përkthyes. Aty të gjithë dinë italisht apo anglisht. Komunikimi me lojtarët është shumë i lehtë”.

-Si është një ditë punë e zakonshme?

“Jam me Dorivën që ka qenë një lojtar i Celta Vigos dhe me Zabaletën. Ai lëviz më shumë mes Tiranës dhe Barcelonës. Punojmë shumë, shkojmë në Federatë dhe më pas në hotel për të ndjekur ndeshjet e lojtarëve. Ushqimi pastaj është shumë i shijshëm, kështu kanë kaluar këto 10 muajt e fundit, por jam shumë i lumtur. Nëse të pëlqen futbolli atëherë e shijon edhe këtë jetë”.

-Ndjesia e përballjes me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në Euro 2024?

“Në këto gjashtë muaj ne do të punojmë si të çmendur, është një ëndërr më vete fakti që jemi në Europian. Por, duam më shumë, lojtarët kërkojnë më shumë. Do të testojmë veten për të kuptuar cilët jemi, është e qartë se bëhet fjalë për një grup shumë të vështirë, por do të mundohemi”.

-Cilën lojtar do t’ia merrje Spanjës?

“Vetëm njërin. Spanja ka shumë, por unë zgjedh vetëm një prej tyre. E kam fjalën për Rodrin, është pikë referimi për Spanjën dhe për Cityn. Është një futbollist i madh”.

-Ke folur shpesh për Botërorin, kërkon të jesh trajneri i parë që dërgon Shqipërinë në një Kupë Bote?

“Futbolli më ka mësuar se gjithçka lëviz shumë shpejt. Dua të punoj dhe t’i bëj gjërat mirë, por nuk e di për sa kohë. Dua që skuadra të mësohet me kompeticionet dhe garën. Dua që njerëzit të thonë se Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Duhet të jemi të bashkuar dhe të luajmë me zemër, kështu u kualifikuam në Europian. Ta shohim çfarë do të rezervojë e ardhmja”.

Next Post

Nuk po shkëlqen tek Bajerni, mbrojtësi që u shpall kampion mund të largohet drejt Premier Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.