Emocionet sa vijnë e shtohen dhe kombëtarja shqiptare po bëhet gati për Europianine dytë të tyre.
Kuqezinjtë pas Euro 2016 do të tentojnë surprizën në Euro 2024, ku Sylvinho ka bërë që gjithë bota të flasë për ekiopin tonë.
Jo më kot, braziliani ka përfunduar në qendër të mediave të huaja, të cilat kanë intervistuar 50-vjeçarin para startit të Euro 2024.
Së fundmi timonieri i kuqezinjve ka folur për “AS”, ku ka komentuar Spanjën.
Çfarë mund të më thoni për Spanjën?
“Nga Spanja më pëlqen gjithçka.
-Por, kjo nuk është Spanja e vitit 2010 apo jo? Spanja mbetet Spanja.
Ka lojtarë shumë të mirë, ka kualitet teknik dhe ka një ADN spanjolle.
Për mua ka gjithçka. Por, jo të gjithë brezat janë njësoj. Ajo e vitit 2010 ishte e jashtëzakonshme, por edhe tani ka lojtarë të mëdhenj, dua të veçoj Rodrin, ai është një lider“, tha Silvinho.