• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho: Po e ëndërrojmë kualifikimin, mund t’ia dalim

24/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka thënë se po ëndërrojnë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në “Euro 2024”, teksa sonte zhvillojnë përballjen ndaj Spanjës.

Shqipëria ka nevojë për tre pikë që të kualifikohet në fazën tjetër, megjithëse edhe një barazim mund t’i vendos në lojë për avancimin tutje.

Sylvinho para ndeshjes ka deklaruar se është i lumtur me paraqitjet e bëra në “grupin e vdekjes”, por që tani po ëndërrojnë kualifikimin.

“Shumë menduan se para pesë muajve, Shqipëria do të pranonte tre apo katër gola dhe pesë ose gjashtë në lojën tjetër”.

“Jemi të lumtur që jemi në grupin e vdekjes me diçka për të luajtur. Kemi bërë gjithçka për të qenë këtu, po provojmë diçka tjetër”.

“Besojmë sepse e dimë se është e mundur. Në 90 minuta gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, sa i përket përballjes – ai e pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë.

“Kur luan një ndeshje provon ta fitosh. Edhe kur s’je favorit dhe luan ndaj një skuadre të mrekullueshme, nuk ka rëndësi”.

“Nëse duam të avancojmë, duhet ta mposhtim Spanjën. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi lojtarë të guximshëm që kanë ambicie dhe janë vërtetë të emocionuar”.

Next Post

Ismet Munishi: Ky është shekulli i shqiptarëve – me këmbë të lehtë sonte djema!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.