Thursday, 2. April 2026
Sport

Sylvinho pret fundin e kontratës, Shqipëria kthehet kah italianët

GS 02/04/2026 2 Min. Lesezeit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka bërë të qartë se do të presë fundin e kontratës së tij në korrik e pastaj të vendosë nëse do të rinovojë apo jo me Shqipërinë. Një sinjal se largimi duket opsioni i parë për teknikun brazilian, sidomos pas rezultateve zhgënjyese dhe kritikave me të cilat është përballur edhe pse drejtoi Shqipërinë drejt pjesëmarrjes për herë të parë në play-off të Botërorit.

Lamtumira e Silvinjos do të shtyjë presidentin Duka dhe FSHF-në që të fillojë të kërkojë një emër për të marrë drejtimin e kuqezinjve, të cilët në shtator nisin pjesëmarrjen në Ligën e Kombeve që mund të garantojë një vend në play-off të Euro 2028.

Pista shqiptare nuk është e preferuar nga Duka, i cili ka zgjedhur gjithmonë trajnerë të huaj, mundësisht jo të profilit shumë të lartë që kanë edhe një kosto ekonomike.

Njëri prej tyre është pikërisht profili që i pëlqen Dukës, një emër i njohur, i ri dhe me ambicie, që mundësisht nuk ka bërë hapin e madh që priste më përpara në karrierën e tij. Bëhet fjalë për Alesandro Nesta, ish-mbrojtësin e njohur Italian, Kampion Bote me të kaltrit në 2006 e me qindra ndeshje mbi supe me fanellën e Lacios dhe Milanit në nivelet më të larta. Karriera e tij si trajner nuk ka qenë sicc shpresonte pasi ish-mbrojtësi e nisi me Inter Majemi në MLS dhe më pas vazhdoi në Itali me Peruggia, Frossinone, Reggiana e së fundmi Monza, pa arritur të afirmohet në elitë.

Emri tjetër nën “ombrellën” e Ramadanit është Lucca Goti, edhe ai një italian i cili ka eksperiencë kryesisht duke punuar për shumë kohë si asistent i Donadonit e Sarrit, ndërsa në vitet e fundit ka drejtuar skuadrat e Udineses, Specias e Lecces në nivelet më të larta të futbollit italian.

Teilen: