Trajneri i Kombëtares, Silvinjo publiloi listën me futbollistët që do të ketë në dispozicion për ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në “Air Albania”.
Kthehen në skuadër kapiteni Berat Gjimshiti, mesfushori Keidi Bare dhe sulmuesi Rei Manaj.
Risi e vetme është Feta Fetai, mesfushori që u ftua edhe gjatë grumbullimit të tetorit.