Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvino ka bërë publike listën për duelet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.
Në listën e publikuar të hënën, Sylvino ka ftuar 27 futbollistë, që do të jenë pjesë e këtij grumbullimi.
Në qershor, Shqipëria luan dy ndeshje, një në shtëpi dhe një në udhëtim, me Serbinë dhe Letoninë.
Duelin e parë, Shqipëria e ka me Serbinë më 7 qershor që vlerësohet si shumë i rëndësishëm kurse me Letoninë përballet tri ditë më vonë.
Te Shqipëria është kthyer Mirlind Daku, ndërsa në sulm janë edhe Armando Broja, Jasir Asani e Rey Manaj, si dhe janl ftuar disa emra të rinjë.
Përballjen me Serbinë, Shqipëria e luan në “Arenën Kombëtare” kurse me Letoninë luan në “Skonto Stadium”.
Pas dy ndeshjeve të luajtura në grupin K, Shqipëria ka tubuar tri pikë pasi ka pësuar nga Anglia dhe ka triumfuar ndaj Andorrës.