• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, November 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho: S’kemi shumë mundësi zgjedhjeje, Bajramin e grumbulloj se është golashënuesi më i mirë i periudhës time!

07/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Komisari teknik i Shqipërisë doli përballë gazetarëve për të komentuar zgjedhjet e bëra prej tij pasi publikoi pak orë më parë grupin e lojtarëve, të cilët do të kenë shansin që të sigurojnë një vend historik në play-off të Eliminatoreve të Botërorit 2026.

Sylvinho në fjalën e tij la të kuptohej se për një Kombëtare siç është ajo e Shqipërisë kriter për grumbullimin e lojtarëve nuk mund jenë minutat që marrin lojatarët në skuadrat e tyre respektive.

“Së pari dua të them se jam i lumtur që jemi në këtë pikë të Eliminatoreve ku jemi në garë për një vend në play-off. Sa i përket lojtarëve të grumbulluar mund të them se disa prej tyre mund të kenë humbur statusin e titullarit në skuadrat e tyre, por për mua ky kriter nuk vlen pasi ne nuk kemi mundësi që të zgjedhim mes një grupi prej 80 lojtarësh. Unë monitoroj 40-45 lojtarë”, arsyetoi Sylvinho.

Në këtë pikë trajneri brazilian argumentoi prezencën e Nedim Bajramit në dhe mungesën e një lojtari si Muçi. “Unë kur bëj listën e të grumbulluarve nuk shikoj vetëm momentin, por marr vendime pas një rrugëtimi 3-vjeçar. Në këto tre vite unë kam vënë re se golashënuesi më i mirë i Shqipërisë është Nedim Bajrami me 7 gola dhe mua në ndeshjet e radhës më duhen golat, prandaj e kam grumbulluar edhe pse ai nuk luan më si titullar me Rangers”, tha braziliani.

Next Post

'Bajrami në listë se është golashënuesi ynë më i mirë', Silvinjo: Me Andorrën na pret ndeshje e vështirë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.