• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sylvinho sqaron situatën e sulmuesit

14/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri Sylvinho është rikthyer të flasë për Broja, me sulmuesin kuqezi të Chelsea-t që nuk mori pjesë në asnjë nga ndeshjet eliminatore të Euro 2024-ës, por që është një kandidat i fortë për të shkuar në Europian.

Tekniku brazilian i Shqipërisë foli me superlativa për Brojën dhe theksoi se për momentin më e rëndësishme është që ai të gjejë formën më të mirë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

“Sa i përket Brojës, është një futbollist shumë i fortë teknikisht, i një kalibri tjetër.

Ka pasur një dëmtim të rëndësishëm, që e mbajti larg fushave 10-11 muaj.

Po rikthehet, por nuk është e lehtë. I duhet që të rikuperohet avash avash dhe të marrë kohën e tij për të luajtur rregullisht. Ai është i fortë dhe do të bëjë mirë në muajt e ardhshëm.

Situata e tij ka qenë e vështirë dhe duhet të kujdeset për shëndetin e tij, të rigjejë ritmin dhe sigurisht që mund të vijë në kombëtare”, u shpreh Sylvinho.

Next Post

LIVE Dinamo Zagreb – Ballkani/ Dellova bën shpëtimtarin, kroatët pranë golit të avantazhit (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.