Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, ka dalë në një konferencë për mediat që startoi në orën 12:00, ku do të pyetet në lidhje me ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë ditën e nesërme në orën 20:00 kundër kombëtares së Lihtenshejnit.
Trajneri Silvinjo:
“E para këtu në qendrën stërvitore është një atmosferë shumë e mirë. Donim që grumbullimin ta nisnim në Tiranë për të ndjerë atmosferën dhe emocionin që kanë njerëzit. E kemi ndjerë publikun shumë afër nesh. Kemi ardhur në Austir për të punuar dhe të përgatitemi sa më mirë për Europianin.
Kemi Seferin që luajti ndeshje me datë 29 dhe më pas u bashkua me skuadrën. Është Abrashi që luajti ndeshjne me 31 dhe u bashkua me ne. Kemi edhe kapitenin Gjimshitin që ka edhe një ndeshje për të luajtur me klubin dhe më pas do përgatitet me Kombëtaren. Kam parë te skuadra motivimin dhe karikimin e duhur.
Europiani është një turne shumë i shpejtë dhe dinamik. E dimë që kemi lojtarë që vijnë në situata të ndryshme, në lidhje me minutazhin që kanë pasur ndër klube. Kemi nisur përgatitjet prej 3-4 ditësh edhe për ato lojtarë që kanë luajtur më pak.
Për sa i përket formës fizike mendoj që lojtarët janë në gjendje të mirë dhe mund ta përballojnë Europianin. Duhet të përgatisim lojtarët sa më mirë që të japin kontributin e tyre për ekipin. E rëndësishme është që në momentin që aktivizohen të japin maksimumin në fushën e lojës.
Në një turne të tillë 1 minutë mund të bëjë diferencën. Shkojmë të marrim pjesë në një turne shumë të shpejtë. Është një kohë që çdo detaj mund të bëjë diferencën. Për mua lojtari që nuk e kupton këtë situatë, i bie që të mos jetë në gjendje të hyjë në fushën e lojës.
Çdo kush në Shqipëri do të bënte një listë me zgjedhjet e tij ndoshta. As un nuk do isha dakord. Nuk kam kohë të dëgjoj se çfarë thuhet në publik. Unë duhet të vija në këtë grumbullim me 27 lojtarë. Kam shumë punë për të bërë dhe nuk kam kohë të ndjek debatet që krijohen.
I kam falënderuar të gjithë njerëzit për kontributin që kanë bërë në Shqipëri. Është një eksperiencë fantastike. Unë kam marr pjesë edhe me Brazilin në Botërorin e vitit 2018. Është diçka që të jep shumë adrenalinë, dhe është e gjitha për t’u shijuar.
Duhet të përgatisim lojtarët dhe ekipin për të qenë gati për Europian, por ndeshja e nesërme nuk është deçizive për zgjedhjet tona në Europian.”