Saturday, 11. April 2026
Sport

Sylvinhon siç nuk e kemi parë kurrë në këtë mënyrë! Trajneri brazilian “çmendet” nga gëzimi

GS 14/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja shqiptare për herë të parë në “play-off” të Botërorit. Kuqezinjtë ia dolën që të triumfonin në transfertë 0-1 përballë Andorrës, me golin e Kristjan Asllanit.

Ndërkohë që para pak minutash, Sylvinho ka publikuar në rrjetet sociale një video të festës. Trajneri brazilian shihet teksa feston si i “çmendur” për këtë triumf historik, ndërsa nuk mungojnë edhe “fjalët e zemrës”.

Postimi:

Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në fazën play-off të Botërorit 2026 ishte rezultat i punës së palodhur të shumë njerëzve. Futbollistëve, stafit të trajnerëve, punonjësve dhe drejtuesve… të gjithëve që punuan për të njëjtin qëllim. Një projekt që filloi pothuajse tre vjet më parë dhe që vetëm është rritur me kalimin e kohës.
Shumë i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri!!!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)

Teilen: