Egnatia e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Champions League. Rrogozhinasit u mposhtën 1-0 nga Borac Banjalluja.
Rrogozhinasit nuk kanë kohë për të humbur dhe janë rikthyer në Shqipëri. Stafi ditën e djeshme kishte lënë pushim ekipin, ndërsa sot do të zbresin sërish në fushë për të nisur përgatitjet për duelin e kthimit.
Edlir Tetova do të nisë punën për sfidën e kthimit, e cila do të luhet ditën e mërkurë në orën 21:00.
Kjo përballje do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe rrogozhinasit do të tentojnë përmbysjen për të kaluar në turin tjetër të Champions.