• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Szczesny: Besoja se isha pjesë e projektit! Nuk jam dakord, por pranoj zgjedhjen e Juventusit

04/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Wojciech Szczesny flet për largimin nga Juventusi dhe lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur, duke treguar sfondin e asaj që ndodhi këtë verë.  “Këto shtatë sezone kanë qenë një sfidë e vështirë personale. Kur ke aventurën e një jete dhe bën kaq mirë, është një ndjenjë e mrekullueshme. Do të kisha dashur të ndihmoja skuadrën sërish këtë vit, por kjo nuk varet nga unë”.

Szczesny mendonte të tërhiqej, por vetëm në fund të sezonit 2024-2025. Vendimi i Juventusit për t’u fokusuar te Di Gregorio e befasoi atë “Nuk e prisja të gjeja veten jashtë projektit, nuk e kisha imagjinuar kurrë. Kam folur shumë sinqerisht me drejtorin sportiv. Arriti në fillim të sezonit të kaluar, kur duhej të diskutonim për rinovimin. U ulëm në një dhomë për tre minuta. I thashë që në fund të sezonit 24/25 do të tërhiqem.

Më pas nisa të lexoja lajmet në gazetat që flisnin për negociatat mes klubit dhe Di Gregorio. Unë e respektoj Di Gregorion. Mund ta imagjinoja një skenar ku Perin donte të largohej dhe ai ishte i dyti. Pas përfundimit të sezonit të kaluar u binda që të qëndroj. E kam dëgjuar lajmin e negociatave me ish-lojtarin e Monzas, por nuk e prisja të mbetesha jashtë projektit. Kur marrëveshja u mbyll atëherë ne diskutuam prishjen e kontratës. Ishte një zgjedhje e bërë nga klubi, nuk jam dakord me të, por e pranoj”, ka thënë mes të tjerash polaku.

Next Post

​Hadërgjonaj dhe Vojvoda optimistë për fitore ndaj Rumanisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.