• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Szczesny: Juve më rriti, te Barça luajta falas

28/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Juventusi më ka rritur, më mësoi disiplinën, sepse është një ekip krejtësisht i ndryshëm nga ato që njihja. Arsenali bën një futboll të bukur, por pa presionin e fitimit të ligës”, tha Wojciech Szczesny në një intervistë. “Roma më dha një shije suksesi. Barcelona më jep gëzimin e pastër të të qenit futbollist. Juventusi është një rutinë e përditshme nën presion maksimal. Atje, fitorja është e vetmja gjë që ka rëndësi. Dhe unë arrita ta mësoj këtë. Të bëhesh pjesë e rëndësishme e një klubi të tillë është tepër frymëzuese. Mendova se do të luaja për dy ose tre vjet dhe ata do të gjenin dikë më të ri, por në fund vazhdova të zgjasja kontratat e mia derisa u bëra lojtari më i vjetër në Juventus, me më shumë paraqitje, më shumë përvojë dhe ai që filloi të ndërtonte ekipin”, shtoi portieri.

“E luajta sezonin tim të parë te Barcelona falas. Ajo që mora nga Barcelona ishte pikërisht ajo që duhej t’i ktheja Juventusit për ndërprerjen e kontratës sime para kohe”, shtoi ai.

Në lidhje me marrëdhënien e tij me të atin, lojtari 35-vjeçar polak kujton: “Si fëmijë, kisha frikë nga im atë (ish-portieri Maciej Szczesny). Kisha frikë se ai do të më turpëronte qëllimisht në publik para të huajve. Ai do të më poshtëronte. Më bënte të mendoja: ‘Babi, pse po ma bën këtë?’”, tha më tej ai, duke mohuar se karriera e tij ishte një mënyrë për të konkuruar simbolikisht me të atin. “Nuk e kam parë kurrë karrierën time si një duel me të”, përfundon 35-vjeçari. “Shkova në stërvitje i bindur se do të isha sulmues, jo portier. Ishin trajnerët ata që vendosën që unë do të luaja në portë”.

Next Post

Java e 13-të nis me surpriza: Teuta trondit Vllazninë në Shkodër, Partizani i merr pikë Elbasanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.