Wojciech Szczesny, 34 vjeç, është portieri i zgjedhur për të zëvendësuar Marc ter Stegen në portën e Barçës, pas dëmtimit të portierit gjerman. Hansi Flick po vë bast për polakun, i cili, pa çdo surprizë, duhet të bëhet lojtar i ri i Barçës në ditët në vijim.
Madje, nga Polonia supozuan se portieri do t’i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor në Barcelonë këtë të enjte, diçka që nuk ka ndodhur dhe klubi i Barcelonës mohon që një gjë e tillë të ndodhë sot.
Një nga çelësat përse ardhja e tij mund të vonohet është një bisedë, që Jofre Mateu zbuloi në programin SER Catalunya ‘Qué t’hi juges’.
Robert Lewandowski, bashkatdhetari i Szczesny, ndërmjetësoi te portieri që ai të zëvendësonte Ter Stegen dhe kështu, Barça mund të kishte një portier me përvojë, duke marrë parasysh, që nëse Iñaki Peña do të lëndohej, Flick do të kishte vetëm Astralaga (20 vjeç) dhe Kochen (18), ky ende me një muaj pushim mjekësor përpara tij.
“Me sa kuptoj, ka një telefonatë mes Lewandowski dhe Szczesny në të cilën portieri i thotë që nëse ai nuk do të jetë titullar, nuk do të vijë. Ai thotë se të mos shkojë te Barça dhe më pas rrijë në pankinë”, shpjegoi Mateu.
Duhet mbajtur mend se Szczesny vendosi të tërhiqet, pasi luajti në Kampionatin Evropian vitin e kaluar me Poloninë, pavarësisht se i kishte mbetur edhe një vit kontratë me Juventusin.
Pas ndeshjes kundër Getafes, Hansi Flick pranoi se klubi ishte në kërkim të një portieri me përvojë, por ai nuk donte të shkonte në vlerësimin e emrit të Szczesny.