Kombëtarja polake ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Shqipëria të dielën në Tiranë.
Pas ndeshjes, portieri polak Wojciech Szczesny zbuloi emocionet e tij.
“Një zhgënjim dhe shumë turp”, – tha ai.
Kombëtarja polake shënoi vetëm gjashtë pikë në pesë ndeshje kualifikuese për Euro 2024 dhe e vështirësoi gjasat për dy vendet e para.
Lojtarët e Fernando Santos po luajnë dobët dhe e ardhmja e portugezit si trajner është në dyshim.
“Nuk ka dyshime në mesin e ekspertëve të cilët njëzëri deklaruan se puna e tij me ekipin tonë duhet të marrë fund”, shkruan mediumi polak “Sport.pl.
” Skuadra që shënoi dy gola fitoi. Ne nuk krijuam as një mundësi të vetme të mirë shënimi.
Jo një ndeshje e bukur, jo e lezetshme”, tha Szczesny në “TVP Sport”.