• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Szoboszlai i lumtur për krahasimin me Steven Gerrard: Unë kam një tatuazh të tij

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Liverpool, Dominik Szoboszlai është i lumtur që krahasohet me Steven Gerrard, por është i vendosur të ketë sukses në “Anfield” duke luajtur në mënyrën e tij.

Që nga transferimi prej 60 milionë funte nga RB Leipzig në verë, kapiteni 23-vjeçar i Hungarisë është bërë një nga lojtarët e preferuar të tifozëve, shkruan lajmi.net.

“Unë dua të bëj rrugën time, por sigurisht që ndjehem mirë nëse ata thonë se jam Steven Gerrard i ri. Unë kam një tatuazh nga Steven Gerrard atë që ai tha shumë kohë më parë,” tha ai.

Citimi që i atribuohet Gerrard-it, të cilin Szoboszlai e ka shkruar në hungarisht, është “Talenti është një bekim nga Zoti, por pa vullnet dhe përulësi të pabesueshme, është i pavlerë”.

“Është bukur të kesh fanellën me numrin tetë, sepse në të luajtën lojtarë të mëdhenj. Unë thjesht dua të vazhdoj. Por unë thjesht dua të jem vetvetja dhe nëse mund të bëhem aq i madh në këtë klub siç ishte ai, do të jem vërtet i lumtur”, shtori ai.

Mesfushori ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat, ku ka arritur të shënojë edhe dy gola. /Lajmi.net/

Next Post

Daku: Nëse ka keqardhje te Kosova, do të thotë se e kanë kuptuar se çfarë kanë humbur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.