Monday, 23. February 2026
Futboll

Szoboszlai në Madrid, ylli i “Los Blancos” drejt Liverpool-it. Propozimi i bujshëm i Realit për kampionin në fuqi të PL

GS 23/02/2026 1 Min. Lesezeit

Mediet spanjolle zbulojnë se Real Madrid po projekton një shkëmbim të bujshëm për verën e ardhshme. Objektivi i madh i madrilenëve është Dominik Szoboszlai, i cili po shkëlqen këtë sezon te Liverpool dhe tashmë është në momentin e tij më të mirë në karrierë.

Aftësitë sulmuese, aftësitë mbrojtëse për prishjen e aksioneve të kundërshtarit, aftësitë dribluese dhe po ashtu aftësia e jashtëzakonshme për të shënuar gola spektakolarë nga goditjet e dënimit, të gjitha këto kanë bindur drejtuesit e Real Madridit për të tentuar transferimin e hungarezit 25-vjeçar.

Plani është i thjeshtë: Real kërkon Szoboszlai dhe ofron Rodrygo-n. Braziliani do të largohet këtë verë nga Madridi dhe një nga ekipet e interesuara për të është edhe Liverpool. Duke qenë se do të largohet Salah, Rodrygo mund të ishte një zëvendësues perfekt në vend të egjiptianit.

Teilen: