• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

T: Foda rrit intensitetin e punës, shtohet optimizmi te Kosova

03/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar seancën e tretë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë dhe Komoreve.

Edhe stërvitja e tretë, sikurse dy të parat, është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali dhe është karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim të madh nga të gjithë futbollistët.

Këtë herë, selektori Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata që munguan në seancat paraprake.

Kështu që, selektori Foda  ka vazhduar punën me ekipin në ndërtimin e filozofisë së lojës që do të aplikohet për këto dy ndeshje miqësore.

Stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike dhe organizimin e lojës në të dy fazat, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Pas përfundimit të seancës së tretë stërvitore, ka folur Ron Raçi, i cili është pjesë e Prishtinës dhe është grumbulluar për herë të parë me Kombëtaren A të Kosovës.

Raçi u shpreh shumë i lumtur që është pjesë e “Dardanëve” duke shtuar se do ta jap maksimumin për fanellën e Kosovës.

“Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, tha Raçi.

Edhe Donat Rrudhani, theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve miqësore që shtoi se do ti shërbejnë Kosovës si përgatitje për ciklin kualifikues të Botërorit 2026.

“E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, tha Rrudhani.

Kosova do të përballet me Armeninë të premten kurse tri ditë më vonë do të luaj edhe me Komoret, ndeshje këto që do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në orën 19:00.

Këto sfida do të shërbejnë si test i rëndësishëm për “Dardanët”, në prag të nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Seancën e radhës stërvitore, Kosova do ta mbajë të mërkurën prej orës 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Next Post

Sacchi, i prerë: Nëse kemi frikë nga Norvegjia, më mirë të rrimë në shtëpi…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.