• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tahiri ëndërra e Dinamos

10/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kampionati është në vigjilje, për më tepër që Dinamon e pret menjëherë një derbi, ai me Tiranën.

E kështu, drejtuesit e klubit po shpejtojnë të formatojnë skuadrën me përforcimet e janarit, ku pas tre firmave me Bamba, Jankun e Meksin, e katërta do jetë ajo me qendërmbrojtësin Kilian Çuni. 24 vjeçari, që ka ditë që stërvitet me dinamovitët, ka marrë ok e teknikut Dritan Mehmeti.

Kilian është vëllai i sulmuesit të kombëtares Marvin Çuni dhe vjen pas eksperiencës në Ligën Rajonale me Eintracht Karsfeld. Statistikat nuk janë optimiste, duke llogaritur pak prezencat e tij në Gjermani, por nëse Mehmeti, që e ka parë në stërvitje, e ka aprovuar, një motiv duhet të ketë.

Sidoqoftë, ëndërra e Dinamos mbetet Ardit Tahiri i Dritës që është një hap pranë firmës me kryeqytetasit.

21 vjecari, që ka debutuar në elitën e futbollit kosovar që tre vjet më parë, është një qendërsulmues tipik, edhe pse te mardhënia me golin nuk është se është impresionues.

94 ndeshje në total me Dritën dhe 18 gola, ndërsa në këtë sezon në 15 prezenca Tahiri e ka gjetur vetëm njëherë rrugën e rrjetës. Megjithatë mosha e re e djaloshit dhe marzhi i përmirësimit, sidomos me Mehmetin, një që me të rinjtë di të punojë, e bëjnë optimiste lëvizjen. Tahiri do të bashkohet kështu me Kaçorrin e Zabërgjën përpara, duke i dhënë mundësinë Lorenco Vilës të luajë në krah, në rolin e tij natyral.

Next Post

Kilometrat, Ylber Ramadani “bën” ligjin në mesfushë. I dyti në Itali, më mirë ka bërë vetëm… Fergusoni

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.