Sunday, 22. March 2026
Sport

Tahirukaj fiton meçin në kategorinë gjysmë të rëndë

GS 05/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kushtrim Tahiukaj ka fituar meçin kundër Oner Sahinerol në mbrëmjen e boksit që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tahirukaj ka fituar me vendim të gjyqtarëve në kategorinë gjysmë të rëndë. Edhe dy duelet e para u fituan nga boksierët shqiptarë.

Valon Ahmeti ka fituar pas katër raundëve me rezultat 3:0 sipas vlerësimit të gjyqtarëve, ndaj turkut Rojhat Osmanoglu, kurse Dielli Vranoci mposhti kundërshtarit turk Burak Akkus.

Dueli kryesor i mbrëmjes është ai i Haxhi Krasniqit për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda ndaj rivalit Nadjib Mohammedi.

  


Teilen: