• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Takim ‘kokë më kokë’ me Leaon

25/10/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Zlatan Ibrahimoviç është rikthyer në “Milanello”. Pas disa ditësh mungesë, gjë e cila kishte bërë bujë, suedezi ka takuar dje lojtarët dhe Fonseca brenda qendrës sportive, së bashku me drejtorin teknik Geoffrey Moncada.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi ka pasur disa biseda joformale me skuadrën, duke prekur tema të ndryshme.

Mes tyre ishte edhe biseda me Rafael Leaon, lojtarin më të kritikuar për momentin te Milani.

Portugezi sigurisht nuk po kalon periudhën më pozitive të aventurës së tij me kuqezinjtë dhe Ibrahimoviq kishte për detyrë ta qetësonte, duke u përpjekur ta bëjë të kuptojë sesi edhe maturimi i një futbollisti kalon nëpër momente të ndërlikuara si ky.

Portugezi duhet të reagojë si kampion; nga njëra anë duke pranuar zgjedhjet e trajnerit Fonseca, nga ana tjetër duke pasur zemërim pozitiv në fushë, pak si ajo që ndodhi me Lazion kur ai hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e barazimit.

Përveç bisedës me të gjithë lojtarët në skuadër, Ibrahimovic ishte i prirur të komplimentonte Paulo Fonseca dhe stafin e tij teknik për periudhën pozitive që Milani po përjeton.

Suedezi inkurajoi të gjithë grupin kuqezi që të vazhdojë kështu, me të njëjtën frymë dhe padyshim edhe me të njëjtat rezultate si javën e kaluar (dy fitore radhazi mes kampionatit dhe Champions League).

Next Post

Prishtina mirëpret ngjarjet e mëdha të pingpongut

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.