Monday, 17. August 2026
Sport

Takim me historinë, Dinamo publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Pafos

GS 17/08/2026 1 Min. Lesezeit

Të enjten në orën 21:00 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të ndeshet me qipriotët e Pafos, në ndeshjen e parë të Play Off-it të Conference League.

Një rezultat pozitiv në Elbasan, do ti hapte rrugën një kualifikimi historik të bluve në fazën e ligës (grupeve) të këtij kompeticioni.

Klubi ka publikuar çmimet e biletave për këtë takim dhe u bën thirrje tifozëve që të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje vendimtare.

“90 minuta që vlejnë një ëndërr europiane. Dinamo ka nevojë për zërin dhe mbështetjen e çdo tifozi në stadium!”, shkruhet në postimin e klubit.

🎟️ Çmimet e biletave:

▪️ Tribuna VIP — _2500 LEK

▪️ Tribuna A & B — 1000 LEK

▪️ Tribuna E — 500 LEK

▪️ Tribuna C (Miqtë) — 500 LEK

Teilen: