• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Takim me menaxherin e lojtarit, Milani zgjedh përfundimisht Zirkzen

07/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pëlqehet nga Ibra, ngac mon fantazinë e trajner it të ri Fonseka me aftësinë e tij për të lidhur lojën dhe di të jetë vendimtar në zonën e portës. Për më tepër, është ngjitur në majën e listës për sulmuesit të monitoruar për të zëvendësuar “amerikanin” Zhiru.

joshua-zirkzee-bologna-fc-2022-23-1684246434-107182

Joshua Zirkzee është emri i nxehtë në tregun e transferimeve të “Djalli” dhe bisedimet në Londër me menaxherin e tij, i cili jeton në Angli, zbulojnë interesimin e lojtarit të Bolonjës për zgjidhjen e kuqezinjve, edhe sepse dëshira e tij është të qëndrojë në Itali. Për më tepër, ndër skuadrat (Juve e Inter) që kanë kryer sondazhe për shërbimet e tij, kuqezinjtë janë e vetmja që do t’i garantonin një rol protagonist, pasi nëse në Torinos do të konkurronte me Vlahoviçin, te kampionët e Italisë do të kishte përpara Lautaron dhe Turamin. Nuk ka asnjë mister që holandezi prej disa kohësh ka qenë në fokusin e Juventusit, i cili do të ketë në pankinë një trajner si Tiago Mota që e njeh mirë dhe që ka kontribuar në rritjen e tij aq shumë, veçanërisht në sezonin e sapo përfunduar. Bardhezinjtë , megjithatë, për arsye buxhetore, synojnë të punojnë vetëm për një blerje të kushtueshme, e cila tashmë është identifikuar në bashkatdhetarin e Zirkzes, Kopmeiners.

SHIFRAT – I lindur në vitin 2001, Zirkzee po shijon pushimet e tij pasi kombëtarja e tij, Holanda e Ronald Koeman, ka vendosur të mos e marrë në Euro 2024 mes dyshimeve të tifozëve dhe profesionistëve. Zgjedhja duket e motivuar me shkaqe teknike, por s’duhet harruar që sulmuesi ishte i dëmtuar deri pak javë më parë. Hipoteza në lidhje me tashmë ish-lojtarin e Bolonjës lindi edhe nga dyshimet e lidhura me huazimin e Lukakut. Belgu, në fakt, ka një pagë vjetore të konsideruar shumë të lartë për ta shtyrë atë të përshpejtojë ardhjen e tij në Milanon kuqezi. Pra, Zirkze është objektivi dhe bisedimet po avancojnë. Bolonjës do t’i paguhet klauzola prej 40 milionë eurosh (gjysmën e shumës e merr Bajerni i Mynihut), teksa drejtuesit kuqezi po punojnë për të vendosur në nëj shifër të pranueshme komisionet për menaxherët të cilët në momentin fillestar të bisedës kërkuan mes 10 dhe 15 milionë eurove.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Cristiano Ronaldo synon rekorde historike në EURO 2024

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.