Didier Drogba, Salomon Kalou dhe Obi Mikel, ish-yjet e Çelsit, iu bashkuan tavolinës për të kujtuar kohët e vjetra dhe në rrjetet sociale shpërndanë disa foto gjatë takimit.
Personi që nuk donte të humbiste festën ishte Zhoze Murinjo, i cili udhëhoqi treshen e “bluve” dhe sigurisht nuk mund të mungonte komenti i tij.
“Babai mungon! Ju djem të pasur, shijoni pushimet”,- ka shkruar trajneri portugez, i cili aktualisht drejton Romën.
Mesazhi i Murinjos, i cili ka më shumë se një mijë pëlqime në më pak se 24 orë, tërhoqi vëmendjen e disa përdoruesve: “Special One ka vetëm një!”, “Je i madh, zotëri”, ose “Trajneri më i mirë nga të gjithë, një përqafim nga të gjithë tifozët e Çelsit, janë disa nga komentet që mund të lexohen.
PANORAMASPORT.AL