Friday, 21. August 2026
Sport

Takim special para startit të Superkupës së Italisë, Marota i dhuron Ibrës fanellën e Interit

GS 02/01/2025 1 Min. Lesezeit

Presidenti i Interit, Bepe Marota, me drejtuesit e Atalantës, Juves dhe Milanit takuan ambasadorin italian në Arabinë Saudite ku do të luhet turneu i Superkupës së Italisë.

Gjatë takimit, të gjithë përfaqësuesit bënë një shkëmbim dhuratash mes tyre, teksa Marota, me një buzëqeshje argëtuese, nderoi përfaqësuesin e Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, me një fanellë të Interit, të cilën suedezi e ka veshur në të kaluarën si lojtar. 

Këtë dhuratë drejtuesi i Milanit e pranoi me mjaft sportivitet. 

 

Teilen: