Sunday, 30. August 2026
Sport

Takim vendimtar mes Friedkin dhe Ranierit, pritet tymi i bardhë

GS 13/11/2024 1 Min. Lesezeit

Aktualisht po zhvillohet takimi vendimtar mes Dan Friedkin dhe Claudio Ranierit, kandidat numër një për të pasuar të shkarkuarit Ivan Juric në pankinën e Romës.

Presidenti i verdhekuqve dhe trajneri italian u takuan në një hotel në Londër, me synimin për të “hekurosur” detajet përfundimtare dhe për të mbyllur marrëveshjen.

Sipas zërave që dolën dje, ish-i i Cagliarit, i cili në fund të sezonit të kaluar kishte deklaruar se do të tëhiqej përfundimisht nga karriera e trajnerit, kërkon garanci në rrugën e tij brenda klubit dhe jo një rol të thjeshtë si shpëtimtar. Pritet që nga ky takim të dalë së shpejti tymi i bardhë.

Për Ranierin, 73 vjeç, do të ishte aventura e tretë te verdhekuqtë si trajner, pas periudhës dyvjeçare 2009-2011, e cila përfundoi me dorëheqjen e tij në mesin e sezonit të dytë dhe pas asaj në vitin 2019, kur pasoi të shkarkuarin Di Francesco për mbylljen e sezonit.

Teilen: