Tuesday, 21. April 2026
Sport

Takime me Piolin e Konten, Milani zgjidh të ardhmen

GS 14/05/2024 2 Min. Lesezeit

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, kjo mund të jetë java që do të çojë në vendimin se kush do të jetë trajneri i ri i Milanit. Me vendin e dytë tashmë të siguruar, takimi mes Stefano Piolit dhe klubit mund të zhvillohet në mesin e kësaj jave. Emri më i nxehtë është gjithmonë ai i Sergio Konseisaos, për të cilin Zhorzho Mendes është arkitekti i fshehur i operacionit. Portugezi mund të lirohet në mënyrë të njëanshme nga kontrata, por Porto duhet të gjejë zëvendësuesin e tij.

konte milan

Gjithnjë e më shumë Konseisao, pra, për pankinën e Milanit, edhe sepse alternativat po bien orë pas ore: Fonseca udhëton drejt Marsejës, De Zerbi pëlqehet, por kuqezinjtë nuk duan të paguajnë klauzolën 14 milionë te Brajtoni. Tiago Mota është intrigues, por i është vetëpremtuar Juventusit. Së fundi, për momentin nuk ka shenja konkrete të një hapjeje nga ana e klubit kuqezi në lidhje me Antonio Konte.

KONTE&CO – Milani, Napoli dhe kush e di, ndoshta edhe dikush tjetër. Narrativa rreth të ardhmes së ishteknikut te Juves e Interit është krejtësisht e veçantë. Ai është pothuajse me siguri menaxheri më i mirë i lirë dhe megjithatë, të paktën sipas burimeve zyrtare, askush nuk e dëshiron vërtet. Ndërkohë, ata nuk reshtin së ndjekuri njëri-tjetrin. Thuhet se Ibrahimoviç dhe Furlani e kanë takuar në fshehtësi të premten e kaluar dhe se sot do të takohen me menaxherët e tij.

Nga ana tjetër thuhet se gjithashtu se Aurelio De Laurentiis nuk ka hequr dorë ende për ta marrë në Napoli dhe se, po sipas “il Mattino”, ai do të ishte përpara konkurrencës. Ndërkohë, ka perënduar thuajse përfundimit pista “Van Bomel”, i preferuari i Ibrës, dhe nuk duhet të ketë shanse për Marko Rozen apo edhe Tedeskon e Belgjikës. Lista e gjatë e dëshirave kuqezi vijon të mbijetojë, por duket më shumë si flluske sapuni pasi Milani duhet të jetë i qartë në synimin e tij. Duhet vetëm pak kohë që të jetë i qartë edhe për ne të tjerët

Teilen: