Zlatan Ibrahimoviç vendosi të tërhiqej nga futbolli në fundin e sezonit të kaluar.
Mbrëmë ai u takua me pronarin e Milanit, Xherri Kardinale ku doli i buzëqeshur si për të konfirmuar se gjithçka shkoi shumë mirë dhe se mund të rikthehet sërish në Milanelo.
Këtë e paralajmëron vetë Ibra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke theksuar se shpejt do të ketë të reja.
“Tik-Tak, Tik-Tak”, një gjetje për të vërtetuar se është thjeshtë çështje kohë për të zyrtarizuar rolin e tij të ri te Milani.
PANORAMASPORT.AL