Saturday, 1. August 2026
Sport

Taksa e trashëgimisë kushton shumë, djali i Jack Charlton duhet të paguajë 200.000 mijë £ për medaljen e fituar nga i ati në 1966-ën

GS 01/08/2026 1 Min. Lesezeit

Djali i Jack Charlton pretendon se përballet me një taksë trashëgimie prej 200,000 mijë paund nëse dëshiron të mbajë medaljen e çmuar të fituesit të Kupës së Botës nga viti 1966, e cila i përkiste babait të tij.

John Charlton e mori medaljen me testamentin e babait të tij, por ai duhet t’ia lërë nënës së tij, Pat ose ta paguajë nëse e dëshiron.

Babai i tij ishte qendërmbrojtësi titullar i Anglisë, e cila mundi në finale Gjermaninë Perëndimore 4-2. Jack Charlton ndërroi jetë në  moshën 85-vjeçare në vitin 2020. “Mendoj se vetëm ai dhe xhaxhai im, Bobi, i kanë mbajtur medaljet e tyre. Të gjithë të tjerët nuk i kanë më”, zbuloi John Charlton. A.V.

Teilen: