• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Talent i madh në mesfushë, “Zonja e Vjetër” merr ofertat e para për “yllin” argjentinas

04/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në rikthimin e tij, te “Bardhezinjtë” e Juventus, tekniku italian, Massimiliano Allegri promovoi edhe një sërë të rinjsh, në ekipin e parë, ku padyshim ndër më të spikaturit ishte talenti argjentinas i mesfushës, Matias Soule, i cili që në sezonin e tij të parë, te “Zonja e Vjetër” zbriti plot 25 herë në fushën e blertë, duke arritur shënojë edhe 1 gol e të sigurojë 1 asistim.

Këtë sezon, 20-vjeçari argjentinas është huazuar te skuadra e Frosinone, ku është kthyer në një pikë “kyçe”, në formacionin e teknikut Eusebio Di Francesco, teksa në 35 përballjet e zhvilluara në kampionat ka arritur të shënojë plot 11 gola, si dhe të dhurojë 3 asiste për shokët e tij të skuadrës.

Të tilla performanca, në fushën e blertë e kanë vënë Soule, në “radarët” e klubeve angleze, me Crystal Palace, që është skuadra e parë, e cila ka bërë një ofertë zyrtare, për argjentinasin, me londinezët, të cilët kanë ofruar shifrën e 35 milionë eurove dhe tashmë gjithçka mbetet në dorën e “Zonjës së Vjetër”, për të pranuar apo refuzuar ofertën. /i.m /abcnews.al

Next Post

Leao dhe një “shkatërrues”, ja çfarë ka planifikuar Barça për merkaton e verës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.