Mesfushori Erblin Osmani ishte një nga risitë e trajnerit të Kosovës, Franco Foda. Talenti i Bayern, në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka pohuar se ka dashur gjithmonë të përfaqësoj “Dardanët”.
“Kam dashur që gjithmonë të luaj për Kosovën. Jam shumë krenar që tani mund të luaj për të, që e kam shansin për këtë shtet. Inshallah arrijmë shumë lart me Kosovën. Skuadra ka shumë potencial për të arritur shumë.
Falënderoj trajnerin Franco Foda, presidentin Agim Ademi dhe tërë stafin që më kanë dërguar ftesë dhe që më kanë pritur kaq mirë. Falënderoj edhe Bayern Munich që më ka çuar deri në këtë pikë”, – theksoi mes të tjerash futbollisti 17-vjeçar.
Debutimi i Osmanit me fanellën e “Dardanëve” pritet me shumë interes, pasi ai është shumë i ri në moshë dhe konsiderohet një talent i madh. Jo më kot është pjesë e klubit të madh gjerman.