Karim Adejemi ende nuk e ka çelur serinë e golave në Bundesligë për këtë sezon, megjithatë ai kontribuoi me asist në barazimin e çmendur kundër Frankfurtit. Talenti 21-vjeçar ka përshkruar karakteristikën që prezanton Dortmundi aktual.
“Pavarësisht disavantazhit 0-2, zgjuam shpirtin luftarak dhe tentuam deri në fund për fitoren, ndonëse përfundoi në barazim. Grupi po tregon karakter dhe dëshirë pas çdo ndeshjeje. Pres që ky komponent të ndizet akoma edhe më shumë në vazhdimësi, duke nisur prej ‘Klasikes’ me Bajernin. Pas fillimit të vështirë me lojë në Bundesligë, jemi rikthyer.
Grupi po funksionon si një trup i vetëm. Të shpresojmë se do t’ia shpërblejmë tifozërisë me fitore”, përfundoi Karim Adejemi. Borusia Dortmund grumbullon pas 9 javësh kampionat 21 pikë, 4 më pak se Leverkuseni kryesues dhe 2 ndaj rivalëve të Bajernit.
PANORAMASPORT.AL