Tuesday, 19. May 2026
Sport

Talenti i Juventusit refuzon Spalletin dhe Italinë: Faleminderit, por ndihem argjentinas!

GS 04/11/2023 1 Min. Lesezeit

Matias Soule është një nga surprizat e këtij sezoni në Serie A. 20-vjeçari italo-argjentinas u huazua nga Juventusi te Frosinone, dhe po bën mjaft mirë me skuadrën e rikthyer në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi i djathtë numëron 5 gola dhe një asist me Frosinonen. Performancat pozitive nuk i kanë shpëtuar syrit të Luciano Spallettit, i cili është gati ta bëjë pjesë të kombëtares së kaltër.

Por Soule, i cili shpreson të vijojë me performancat fantastike te Frosinone për t’u rikthyer sezonin e ardhshëm te Juventusi, ndërkohë që  preferon Argjentinën, vendlindjen e tij.

“Kam biseduar me Spallettin, i thashë të vërtetën, që ndihesha argjentinas.

E falënderova sepse më donte tek Italia. Më pas fola edhe me Ëalter Samuel (pjesë e stafit teknik të kampionëve të botës).

Ai më tha se isha pjesë e listës paraprake. Unë jam duke pritur Argjentinën, nuk e di nëse do të arrijë ftesa tani apo më vonë, por unë jam argjentinas. Kam lindur atje dhe zemra ime më thotë gjithmonë Argjentinë”, u shpreh Matias Soule.

Teilen: