I shpejt, me lëvizje mjeshtërore dhe goditje të sakta, e kush tjetër përveç talentit të madh Dior Gërbovci, i cili shkëlqeu me kombëtaren e Kosovës U19 në kualifikueset e Euro U-19, duke shënuar dy gola, njërën në fitoren me rezultat 4:3 ndaj Spanjës U19 dhe sot kundër Ishujt Faroe, ku ngadhënjyen me 2:0
Diori është një talent i madh që po tregon lojëra cilësore në petkun e skuadrës së njohur për të rinj në Zvicër, Grasshoppers.
Djali që vjen nga qyteti i Gjianit, luan në pozitën e mesfushorit padyshim se mund të jetë një Fadil Muriqi i ri i Kosovës, siç ish legjenda jonë në kohën e gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri në vitet e 80-ta.
Dior Gërbovci në veprim
Diori është krenar që mbron ngjyrat e Kosovës U19, e falënderon edhe selektoritn Adil Maliqi, ndërsa ëndrra e tij është që së shpejt të jetë në petkun e Kombëtares A të Kosovës.
Edhe prindi i tij, Cani është i lumtur që djali i tij me shokë po japin më të mirën për kombëtaren e Kosovës U19.
”Bota sot”: Dy ndeshjet e fundit dy gola, të parën në fitoren 4:3 ndaj Spanjës U19, dhe të dytën me 2:0 kundër Ishujt Faroe, si ndjeheni?
Dior Gërbovci: Për mua është gjithmon e veçantë për me dhënë gol per shtetin tim, andaj ndihem shumë mirë.
“Bota sot”: Fitorja ndaj Spanjës padyshim se është senzacionale, nga humbja 0:2 në 4:3. Goli i juaj ishte i pari që hapi serin e golave të Kosovës, a kishit besuar se këtë disavantazh do të përmbyseni deri fund?
Dior Gërbovci: E kam ditur se çfarë cilësi ka ekipi ynë, andaj se kam humbur besimin deri në minutën e fundit.
“Bota sot”: Çka e veçojë Kosovën në ballafaqimet me Spanjën dhe Ishujt Faroe U19]
Dior Gërbovci: Bashkimi i një ekipi është më i fuqishëm se sa cilësia e çdo lojtari. Ne jemi një familje dhe kjo e ka bë ndryshimin.
“Bota sot”: Kujt ia dedikoni golat?
Dior Gërbovci: Të parin prindërve të mi, dhe të dytin Kosovës.
“Bota sot”: Si po ndjeheni që po luani për kombëtaren U19?
Dior Gërbovci: Jam shumë krenar që e kam mundësinë të luaj për vendlindjen e prindërve të mi.
“Bota sot”: Cilat janë synimet tuaja?
Dior Gërbovci: Të luaj sa ma shpejt për kombëtaren A.
“Bota sot”: Si kaloni në klubin e madh Grasshoppers, çfarë synoni me këtë ekip?
Dior Gërbovci: Unë jam rritur në Grasshoppers dhe jam shumë falënderues që kam pas mundësinë të mësoj shkollën e futbollit. Synimet e mia janë të luaj për ekipin e parë në Grasshoppers.
“Bota sot”: Si e sheh kampionatin zvceran dhe a është rivalitet i madh, cilët rivalët më të mëdhenj në kategorinë ku luani ju?
Dior Gërbovci: Rivalitet ka çdokund në futboll, kështu që ajo të jep një arsye të bësh gjithë më shumë se të tjerët.
“Bota sot”: Si u lindi dashuria për futboll, kush ishte sebep?
Dior Gërbovci: Unë jam rritur në një familje ku futbolli ishte gjithmonë prezent, kështu që dashuria filloj qysh i vogël. Dëshira për të luajtur për Kosoven erdhi nga trajneri Adil Maliqi dhe motivimi i tij.
“Bota sot”: Cilën futbollist e keni idhull?
Dior Gërbovci: Për mu kanë shumë lojtar e me aftësi të veçantë, do të mundohem të marr nga secili nga pak.