Tuesday, 13. October 2026
Sport

TALENTI I RI E KA ZGJEDHUR ZEMRËN! Tresoldi ëndërron milanin, babai i tij zbulon sekretin!

GS 13/10/2026 3 Min. Lesezeit

Nicolò Tresoldi vazhdon të jetë një emër i lidhur me të ardhmen e Milanit, ndërsa babai i sulmuesit të ri ka zbuluar hapur dashurinë e të birit për klubin kuqezi dhe ëndrrën e tij për të luajtur një ditë në San Siro.

Sulmuesi i Club Brugge ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij dhe konsiderohet një profil interesant për të ardhmen e futbollit italian. Sezonin e kaluar, Tresoldi realizoi 19 gola në 40 ndeshje në kampionatin belg, duke shtuar edhe tre gola në Ligën e Kampionëve.

Edhe këtë sezon, 21-vjeçari ka vazhduar me paraqitje pozitive, duke regjistruar katër gola në tetë ndeshje, përcjell ORAinfo.

Interesimi i mundshëm i Milanit për të është përmendur prej kohësh, veçanërisht duke pasur parasysh synimin e klubit për të investuar te një sulmues i ri me potencial të madh.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, babai i futbollistit, Emanuele Tresoldi, foli për lidhjen e të birit me Milanin dhe dëshirën e tij për të luajtur një ditë me fanellën kuqezi.

“Ai u dashurua me Kakàn, Inzaghin dhe Paton, dhe nuk kishte asnjë mënyrë për t’ia ndryshuar mendjen. A do të luajë ndonjëherë në Serie A? Ndoshta. Ëndrra e tij është të veshë fanellën e Milanit”, deklaroi babai i sulmuesit.

Ai u pyet gjithashtu nëse Nicolò do ta pranonte një ofertë nga Interi, rivalët e përbetuar të Milanit.

“Nuk jam aspak i sigurt se do ta pranonte. Mund të mbizotërojë shpirti i tifozit”, u përgjigj Emanuele Tresoldi.

Babai i tij foli edhe për emocionet që ndien përpara paraqitjes së parë të djalit në “San Siro”, në ndeshjen kundër Interit.

“Ndiej emocion dhe krenari. Nicolò po fillon gradualisht të korrë frytet e punës së tij të palodhur. Ai pati vështirësi për t’u afirmuar, sepse nuk kishte talentin e një kampioni të lindur apo fizikun e një luftëtari të fuqishëm. E megjithatë, ja ku është sot. Një baba nuk mund të kërkojë asgjë më shumë”, përfundoi ai.

Për Milanin, Tresoldi mund të mbetet një emër për t’u monitoruar në të ardhmen, por për momentin nuk ka konfirmim për një marrëveshje mes palëve. Ajo që është e qartë, sipas fjalëve të babait të tij, është se ëndrra e sulmuesit të ri është të luajë një ditë me fanellën e kuqezinjve. /ORAinfo/

Teilen: