Tuesday, 3. March 2026
Sport

Talenti kosovar i Bayernit, i shënon gol Arsenalit

GS 27/11/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi 17-vjeçar Yll Gashi është një emër që ka qarkulluar shumë shpesh si në Federatën e Futbollit të Kosovës, ashtu edhe në të Shqipërisë kohët e fundit. Djaloshi ka përfaqësuar Gjermaninë në arenën ndërkombëtare, ndërsa po spikat me fanellën e Bayern Munchenit, ku luan me ekipin e të rinjve.

Gashi raportohet se ka vendosur të mos veshë me fanellën e Gjermanisë, teksa po planifikon t’i bashkohet Kosovës në të ardhmen. Por zërat për ndryshimin e ekipit përfaqësues, nuk kanë ndryshuar atë që di të bëjë Gashi më mirë në fushë, të shënojë.

Sulmuesi i talentuar ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në UEFA Youth League, në takimin që Bayerni e luajti të mërkurën mbrëma në fushën e Arsenalit.
Gashi ishte ai cili hapi serinë e golave në këtë ndeshje, teksa i vodhi një top mbrojtjes dhe më pas mposhti portierin e vendasve.

Teilen: