Futbollisti me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, zhvilloi një ndeshje spektakolare me fanellën e Mainz, mbrëmjen e sotme, në duelin ndaj kampionëve të Bajernit, me këta të fundit që triumfuan me rezultatin 1-3.
19-vjeçari shkodran, me talentin e tij arriti të magjepste edhe Tomas Mylerin, i cili në fundin e ndeshjes i kërkoi fanellën Grudës, duke e falenderuar edhe publikisht, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit @grudabrajan për bluzën tënde, vazhdo të punosh shumë miku im. Një fitore e rëndësishme për ne pas pushimit ndërkombëtar. Asnjëherë e lehtë në Mainz”-shkroi Myler.
Edhe pse skuadra e tij u mund me rezultatin 1-3, Gruda ishte një ndër lojtarët më të spikatur të këtij dueli, teksa e ardhmja e tij pritet të jetë tepër e ndritur.
PANORAMASPORT.AL