• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Talenti shqiptar në akademinë e Kimi Raikonenit, piloti i vogël zgjidhet nga ikona e Formulës 1

05/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është vetëm 10 vjeç, por po hedh hapa të mëdha në karrierën e tij në sportin automobilizmit.

Rohan Yzeiraj, pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin italian të kartingut, “Rotax Max Italia”, ku u rendit në vendin e gjashtë mes 21 pjesëmarrësve, është përzgjedhur nga një legjendë e Formulës 1 për të qenë pjesë e “Driver School Academy”.

Rohani është zgjedhur nga Kimi Raikonen për t’iu bashkuar akademisë së ish-kampionit të botës në Formula 1.

Image

Një akademi nga më prestigjiozet, e drejtuar nga ishpiloti i Ferrarit.

Prej më shumë se tre vitesh, Rohani stërvitet dhe është pjesë e botës së garave karting, një kategori e automobilizmit nga e cila kanë dalë edhe kampionët e mëdhenj të Formulës 1.

“Këto gara janë shumë të bukura për mua, pasi kanë një shpejtësi që më jep adrenalinën dhe më pëlqejnë shumë. Në gokarting duhet të jesh fit dhe të trajnohesh gjithmonë, sidomos qafën dhe duart që të mos të lodhen dhe koka të mos lëvizë majtasdjathtas që të mos dëmtohesh”, rrëfen Roan Yzeiraj, teksa flet për emocionet e garave karting.

Tashmë piloti i talentuar nga Shqipëria do të ketë mundësinë që të stërvitet dhe të punojë në një akademi që drejtohet nga një prej ikonave të kategorisë më të lartë të automobilizmit, siç është Kimi Raikonen.

Next Post

Publikohen rezultatet e lëndimit të mbrojtësit të PSG-së, Achraf Hakimi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.