Mançester Junajtid ka “hedhur grepat” për Kenan Jildizin.Pavarësisht sezonit katastrofik të Juventusit, numri 10 i bardhezinjve ka arritur të tërheqë vëmendjen e klubit të njohur anglez, i cili është i gatshëm të hapë një negociatë të rëndësishme për të siguruar kartonin e tij.
Çmimi i tij, sipas asaj që ka zbuluar portali i specializuar “TeamTalk”, është vendosur nga Juventusi rreth 90 milionë euro.
“Djajtë e Kuq” kanë marrë kohë për t’u menduar ndërsa tri klube të tjera angleze, si Arsenali, Liverpuli dhe Siti, janë gjithashtu në ndjekje të situatës ku pritet të paraqesin ofertat e tyre. Edhe në mediat italiane, Jildiz nuk shihet më si i pashitshëm.
PANORAMASPORT.AL