Sunday, 29. March 2026
Sport

Talenti Zuka, kalon në kategorinë e tretë të futbollit të Zvicrës

GS 21/01/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi shqiptar Leart Zuka, do të luaj në kategorinë e tretë të futbollit zviceran, pasi skuadra e tij Servette, e ka huazuar atë deri në fund të sezonit te skuadra Grand-Sacconex.

Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë U21, së bashku me mesfushorin Matteo Anselme, janë huazuar në Promotion League për të fituar minuta më shumë me ekipin e ri.

20-vjeçari, Zuka, në këtë edicion me ekipin e Servette në ligën elite të Zvicrës, ka luajtur vetëm 13 minuta, në kuadër të Kupës së Zvicrës.

Teilen: