Kur analizohet gjuajtja e penalltisë e CR7, e pritur nga i shkëlqyeri Oblak gjatë kohës shtesë të 1/8-ës Portugali-Slloveni, mbishkrimi “Misstiano Penaldo” u shfaq në rrjete sociale të kolosit mediatik BBC.
Një mënyrë shakaje për gabimin (“të humbur” dhe duke iu referuar “Penaltisë”) ndaj sulmuesit portugez. Me pak fjalë, në transmetuesin e famshëm dhe më të vjetër kombëtar në botë, nuk u prekën as nga lotët e Kristianos. Një skenë që bëri xhiron e botës, me kampionin që u mbështet nga skuadra e tij dhe më pas u hakmor në raundin e penalltive kur me një ekzekutim perfekt nuk i la asnjë shans Oblakut.
Me atë rast, Ronaldo u kërkoi falje tifozëve. Ndërkohë kishte nga ata që e morën në mbrojtje portugezin dhe mes tyre ishte pikërisht rivali i tij i vjetër Xhon Terri, i cili në “Instagram” postoi foton e “BBC”-së me shkrimin “Misstiano Penaldo”, shoqëruar me fjalët: “BBC ky është një turp”.
PANORAMASPORT.AL