• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Tani kemi një shans tjetër me Dortmundin”, Pioli: Leao duhet të mësojë nga ndeshja e sotme

07/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stefano Pioli ka qenë i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj PSG-së, por mbi të gjitha për reagimin që bëri ekipi pas një disfate të rëndë në kampionat. Trajneri vlerësoi suksesin që i dha një tjetër mundësi kualifikimi Milanit, duke pranuar se çdo sfidë bëhet vendimtare në vijim.

pioli

“Bëmë gjithçka që duhej të bënim, duke luajtur me zemër dhe shpirt për të marrë një rezultat të jashtëzakonshëm. Shumë komplimente për djemtë për mënyrën se si punuan dhe si ishin një ekip. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për grupin, tani kemi një tjetër shans kundër Dortmundit.

Si motivova ekipin? Unë besoj se shumë herë ajo që ka bërë skuadra. mund të bëjë më shumë se çfarë mund të thotë trajneri. Ata bënë shumëçka, unë u përpoqa t’u kujtoja se çfarë ekipi jemi, çfarë rrugëtimi kemi bërë.

Sigurisht që do të doja gjithmonë një Milan si ky. Ne bëmë një gabim të qartë në ndeshjen e së shtunës, por skuadra ka mënyrën e vet të të qenit në fushë, shpirtin e vet dhe këto ndeshje të tregojnë shumë gjëra. Është një hap i rëndësishëm përpara. Tani ndeshja tjetër bëhet shumë e rëndësishme, për të mos thënë vendimtare.

Leao protagonist? Kjo duhet t’i mësojë Rafas shumë, duhet të jetë standardi i tij. Ai mund të jetë një kampion, por varet nga ai. Ai luajti një ndeshje të shkëlqyer, si pjesa tjetër e grupit”, ishin fjalët e Piolit pas sfidës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbrojtësi portugez thyen rekordin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.