Tuesday, 19. May 2026
Sport

Tani pritet vetëm lamtumira zyrtare, yllin e Junajtid e nxjerrin dhe nga grupi i “WhatsApp”-it të skuadrës

GS 07/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lamtumira mes Xhejdon Sanço dhe Mançester Junajtid tashmë pritet vetëm të zyrtarizohet, me yllin anglez që prej kohësh është përjashtuar nga skuadra prej teknikut Erik Ten Hag.

ten hag sanco

Pasi u përjashtua nga çdo aktivitet i mundshëm i skuadrës, madje dhe nga drekat dhe darkat, tashmë atë e nxorën dhe nga grupi i “WhatsApp”-it të skuadrës.

Atë e përdornin trajneri Ten Hag dhe stafi i tij për t’i dhënë udhëzime dhe informacione të ndryshme skuadrës.

Sanço erdhi te Junajtid nga Dortmundi në verën e vitit 2021 për 85 milionë euro dhe ka dështuar që të përmbushë pritshmëritë e tij.

Të interesuar për 23-vjeçarin anglez janë Juventusi dhe disa klube nga Arabia Saudite.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: