Sunday, 23. August 2026
Sport

Taranto 2026: Kosova mposhtet nga Egjipti në volejboll

GS 23/08/2026 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj është mposhtur nga Egjipti me rezultat 3–0, në ndeshjen e saj në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Setet përfunduan: 25:12, 25:19, 25:17 në favor të Egjiptit.

Kjo ishte një tjetër përballje e rëndësishme për “Dardanët”, të cilët po marrin pjesë për herë të parë në Lojërat Mesdhetare. Kosova po drejtohet nga trajneri malazez Darko Prebiraçeviç.

Pavarësisht humbjes, përfaqësuesja kosovare po vazhdon eksperiencën e saj historike në këtë garë.

Teilen: