Shpresat kuqezi kanë marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” pasi mundën me shifrat 3-1 përfaqësuesen e Kosovës.
Ndeshja e vlefshme për Grupin B u zhvillua në “Stadio Ettore Giardiniero” të Leçes dhe u transmetua ekskluzivisht për publikun shqiptar në RTSH 1 HD.
Pas barazimit 1-1 ndaj Italisë në sfidën e parë, kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi zhvilluan një tjetër paraqitje pozitive dhe siguruan tri pikë të rëndësishme.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me një episod të pakëndshëm. Kryesori i garës u tregua i ashpër pas protestave të Alban Bushit duke e dëruar komisarin teknik drejt dhomave të zhveshjes përpara kohe.
Shqipëria e zhbllokoi rezultatin në pjesën e dytë me Ersi Boden, ndërsa Valentin Daja dyfishoi avantazhin. Në minutat shtesë, Arlind Lleshi shënoi edhe golin e tretë, duke vulosur fitoren 3-1 të kuqezinjve. Para përfundimit të takimit Kosova gjeti rrugën e rrjetës me Edor Hajdinin.
Ky rezultat e dërgon Shqipërinë në kuotën e katër pikëve, në vendin e dytë të Grupi B, i cili udhëhiqet nga Algjeria me dy pikë më shumë. Takimi i tretë dhe i fundit në grupe do të jetë vendimtar pasi Shqipëria dhe Algjeria do të ndeshen pas dy ditësh.