Sportistët e Kosovës po vazhdojnë garat në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në 100 metra stil të lirë garoi Riga Shala në not.
Ajo u rendit e parafundit, përkatësisht e 20-ta, me kohë 1 minutë, 1 sekondë dhe 59 të qindtat. Prapa e la Luna Djarmatin e Shqipërisë.
56 sekonda e 83 të qindtat ishte koha e fundit që siguroi avancimin në finale në këtë disiplinë.
Në 100 metra stil të lirë garoi edhe Dior Krasniqi.
Ai u rendit i fundit, përkatësisht i 21-ti.
Koha e notarit kosovar ishte 55 sekonda e 9 të qindtat. I parafundit kishte kohë 52 sekonda e 74 të qindtat. 49 sekonda e 94 të qindtat ishte koha e fundit që siguroi finalen.
Teilen: