Marko Tardeli ka bërë disa deklarata gjatë transmetimit “90° Minute”, të transmetuar në kanalet “Rai”, duke u ndalur te sjellja e trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, në përballje me tifozët.
“Personalisht, mendoj se është një humbje për futbollin dhe për lojtarët, të cilët kanë ende titullin e vitit të kaluar në gjoks.
Trajneri nuk duhet të kishte lejuar që lojtarët të takonin tifozët ultras, një skenë që nuk më pëlqeu, aq më tepër me vetë Piolin në rreshtin e parë. Të tilla situata janë vdekje për futbollin”, deklaroi ish-trajneri, që mbahet mend edhe për humbjen 6-0 kundër kuqezinjve kur drejtonte Interin.
Doza e deklaratave të tij, sidoqoftë, erdhi duke u zbutur me Tardelin, që shtoi: “Takimi i lojtarëve te Milanit me ultrasit ishte një proces dhe në fund pati duartrokitje, të cilat m’u dukën shumë e çuditshme.
Lojtarët nuk duhej të shkonin atje, por ata u larguan të qetë. Më kujton vitin 2005 të Maldinit, i cili reagoi ndaj një tifozi, që dëshironte t’i kërkohej falje nga skuadra pas disfatës së Stambollit”.