• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tardelli kritikon trajnerin

19/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja e rëndë e Juventusit në “Franchi” kundër Fiorentinës, e cila erdhi pas disfatës 4-0 në shtëpi kundër Atalantës, vazhdon të shkaktojë polemika. Sipas ish-mesfushorit Marco Tardelli, përgjegjësia bie mbi Thiago Motta dhe drejtuesit e klubit. Në një intervistë për “La Stampa”, ai komentoi:

“Gjithçka filloi me shkarkimin e Massimiliano Allegrit, i cili, pavarësisht kualifikimit në Champions dhe fitores së Kupës së Italisë, u largua. Një vendim i pashpjegueshëm, përveç nëse qëllimi ishte të ndryshoheshin rregullat në mënyrë radikale. Tani gjithçka është në duart e Giuntolit: skuadra, trajneri dhe merkatoja. Çfarë nuk u bë për Allegrin, u mendua të bëhej për Thiago Motta”.

Tardelli pranon cilësitë e Motta si trajner, duke theksuar punën e tij të mirë te Bologna dhe Spezia, por kritikon qasjen e ndjekur te Juventusi: “Motta mendoi se vetëm ai ishte vendimtar, duke harruar se janë lojtarët ata që e përbëjnë ekipin, dhomën e zhveshjes. Ata janë aktorët e vërtetë të futbollit”.

Ai theksoi mungesën e një lideri të qartë në ekipin bardhezi: “Danilo dhe Rabiot ishin dy kapitenë të mundshëm, ndoshta tek ata mund të kishte gjetur një figurë me përvojë për ta menaxhuar një dhomë zhveshjeje kaq të ftohtë dhe të larguar nga trajneri. Vlahovic është zhdukur nga radari, një sulmues që mund dhe duhej ta ndihmonte Juventusin në vështirësi.

Ai është kthyer në një ‘armik’, një goleador i vënë në shënjestër”.

Situata, sipas Tardellit, është shumë e vështirë për t’u përmirësuar: “Është e nevojshme një dozë e mirë përulësie nga të gjithë dhe reagim nga klubi, i cili ka qenë shumë i heshtur. Kjo heshtje, e shoqëruar me thashethemet për ardhjen e një pronari të ri, vetëm sa e përkeqëson situatën”.

Next Post

Ka harruar golin me Milanin, Gimenez: Shpërblej pritjen fantastike

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.