Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, është shprehur optimist për të ardhmen e Luka Modric. Para ndeshjes ndaj Cagliarit në “San Siro”, të humbur 2-1, çka i la kuqezinjtë jashtë Champions League për sezonin e ardhshëm, shqiptari deklaroi:
“Unë mendoj se në fund Modric do të qëndrojë. Ai është tifoz i Milanit, e do shumë këtë skuadër dhe këtë ambient. Është shumë i lidhur me gjithçka që përfaqëson klubi, ndaj jam i bindur se në fund zgjedhja e tij do të jetë qëndrimi”.
Tare foli edhe për të ardhmen e tij te kuqezinjtë dhe lidhjen me objektivin Champions League, i cili nuk u arrit: “Nëse e ardhmja ime lidhet me kualifikimin në Champions? Nuk e di. Ne paguhemi për të arritur rezultate. Që nga nesër do ta planifikojmë të ardhmen”.