Igli Tare, drejtor sportiv i Milanit, ka folur për të ardhmen e portierit Mike Maignan për Sky Sport pak çaste para fillimit të ndeshjes ndaj Lazios:
“Ai është mirë, ashtu si mendonim që mund të ishte: po bën një kampionat të shkëlqyer. Në fillim të sezonit kemi bërë një marrëveshje së bashku, po ecim përpara pa u vendosur presion njëri-tjetrit. Ka qetësi; sot do të përqendrohemi te ndeshja dhe më pas do të shohim se si do të shkojnë gjërat.”
Për Luka Modric, Tare shton: “Ndikimi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm edhe për ne. Një zbulim i bukur, por duke e njohur nga afër, si njeri dhe profesionist, nuk është surprizë. Ai gëzohet si një fëmijë dhe përgatit çdo ndeshje me shumë përkushtim. Shpresoj që të vazhdojë të luajë me ne. Ka një opsion për një vit tjetër, por me shumë qetësi do të vendosim së bashku për rrugëtimin e tij.”


